Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në një barnatore në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 57-vjeçar, i cili është gjetur i varur në litar, në katin e dytë të barnatores, nga familjarët e tij.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit brenda QKUK-së dhe njoftuan se i ndjeri u dërgua në këtë qendër pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve në Emergjencë.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.
Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion