Pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes që u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash, ekspertët mjeko-ligjorë treguan se Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania.
Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.
Tashmë është konfirmuar edhe ndalimi i të ëmës dhe është lëshuar një urdhër paraburgimi për vrasje me paramendim të shumëfishtë dhe fshehje të kufomës.
Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.
Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00. Megjithatë, do të duhen edhe disa ditë para se të dihet rezultati i plotë i autopsisë.
Kujtojmë se Martina Patti dyshohet se i mori jetën të bijës e më pas e futi në një qese mbeturinash dhe e varrosi. Më pas jo lajmëroi policinë dhe u tregoi një skenar të sajuar rrëmbimi derisa më pas disa orësh marrjeje në pyetje rrëfeu gjithçka.Ish-partneri i saj, babai i vajzës, ka deklaruar të premten se nuk beson se nëna e vajzës vuan nga ndonjë problem i shëndetit mendor, përkundrazi shton ai, çdo gjë duket se është përgatitur në detaje dhe gjakftohtësi.
Motivet mbeten ende të paqarta.