Tragjedia në Himarë/ Pushuesit shajnë e ofendojnë drejtuesin e skafit që vrau 5-vjeçarin, ai i kthehet duke ju thënë se…

Ky është momenti fill pas aksidentit tragjik ku humbi jetën një vajzë 5-vjeçare, pasi u përplas nga gomonia që shikoni në foto.

Ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase, i cili drejtonte gomonen, shfaqet mbi mjetin lundrues në bregun e detit së bashku me një grua, ndërsa një burrë qëndron pranë tyre në tokë.

Pushuesit shpërthejnë në ulërima dhe të shara ndaj tij.

Në një moment Tase dëgjohet duke i thënë një burri “O Tani, jam unë qetësohu,  o Tani jam unë, nuk doja.”

Më tutje në breg është çadra e familjarëve të viktimës që shihen duke bërtitur.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në plazhin e Potamit, 2 gusht.

Vogëlushja me origjinë nga Tropoja por me banim në Angli, ndodhej me familjen me pushime.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *