Tragjedi në Fushë Kosovë: Babai godet për vdekje me veturë fëmijën 1 vjeç e gjysmë 

Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ka vdekur si pasojë e një aksidenti që dyshohet të jetë shkaktuar nga babai i viktimës. 

Siç bën të ditur Policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Lagjen 28 në Fushë Kosovë, në oborrin e shtëpisë, rreth orës 16:00.

Fëmija fillimisht ishte dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. 

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se  fëmija i lënduar është dërguar në QKUK,  ku edhe  është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktuaisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *