Tragjedi në Drenas: Aksident i rëndë mes katër veturave, 10 persona të lënduar 

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në fshatin Zabel i Ulët ë Drenas, ku kanë mbetur të lënduar 10 persona, raporton Gazeta Sinjali. 

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit dhe ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura, ku shoferi i njërit nga këto automjete dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin. 

Në vendin e ngjarjes sipas sinjalizuesit ka dalë edhe Policia e Kosovës, me ç’rast është kuptuar se aksidenti ndodhi si pasojë e mosmbajtjes së distancës nga shoferi i dyshuar. 

Përveç të lënduarve, edhe veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *