Tragjedi: Ishin në gjumë, nëna dhe 8 fëmijët digjen për së gjalli

Në Bursa të Turqisë, nëntë persona, midis tyre tetë fëmijë kanë ndërruar jetë në mënyre tragjike. Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së martës, 8 nëntor.

Sipas policisë viktimat janë nëna, gjashtë fëmijët e saj dhe dy nipërit e saj, të cilët jetonin përkohësisht në apartamentin që u shkrumbua nga zjarri.

Mësohet se viktimat janë refugjatë sirianë. Shkaku i zjarrit nuk është ende i qartë. Autoritetet thanë se viktimat vdiqën nga asfiksia për shkak të tymit nga flakët e zjarrit.

Sipas medieve turke babai i gjashtë fëmijëve ishte jashtë apartamentit në momentin e zjarrit.

Ai u lëndua ndërsa përpiqej të shpëtonte fëmijët dhe bashkëshorten.

Kryebashkiaku i Bursës, Alinur Aktaş, tha për mediet se fëmijët që vdiqën nga zjarri ishin nga mosha një deri në njëmbëdhjetë vjeç.

Ata ndoshta ishin duke fjetur në momentin e zjarrit sepse nuk janë vonuar të kuptojnë se në shtëpi kishte zjarr. Shumica prej tyre u gjetën në krevat,” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *