“Tradhti në mes të Athinës”, mediat serbe çmenden për banderolën e tifozëve të AEK-ut

Një nga momentet që tërhoqi më së shumti vëmendjen në ndeshjen e Europa League mes AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit ishte edhe një banderolë e hapur nga tifozët grekë. Në të shkruhej me të madhe se “Kosova është Shqipëri”, me tifozët e AEK-ut të Athinës që dolën kështu hapur në krah të shqiptarëve, ndryshe nga sa bënë para disa ditësh tifozët e Olympiacos.

Por, kjo banderolë nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat serbe, të cilat si gjithnjë nuk e lënë mënjanë dramën duke i kërkuar edhe llogari grekëve për atë që sipas tyre konsiderohet si një tradhti në mes të Athinës.

“Përse e bën këtë vëllezerit grekë? Një tradhëti në mes të Athinës dhe që lëndon shumë popullin serb”, shkruan novosti.rs.

“Një thikë në zemër për serbët nga ana e tifozëve grekë, vëllezër nuk e prisnim këtë nga ju. Ja slogani që i tronditi të gjithë në Serbi. Para pak kohësh, tifozët e AEK kishin një tjetër qëndrim, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, shkruan kurir.rs.

“Grekët i ngulën një thikë pas shpine Serbisë”, shkruan sport.alo.rs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *