Nuk është bërë ende një javë nga përdhunimi i 11 vjeçares në Prishtinë nga 5 persona dhe në redaksinë e JOQ ALBANIA mbërrijnë pamje edhe më të tmerrshme.
Siç mund të shihni në videon e mëposhtme, një i moshuar, thuhet se banon në zonën e Selitës në Tiranë, prek në vendet intime një vajzë të mitur.
Në videon e mëposhtme, i moshuari shihet pranë dy fëmijëve, teksa në një moment kontrollon me sy nëse e sheh dikush dhe më pas fut dorën në pjesën e pasme të vajzës së mitur.
Videoja është filmuar nga një i ri, i cili tregon për JOQ se i moshuari bën si i mirë me fëmijët dhe u blen shumë gjëra në dyqane, por duket se ky është përfitimi i tij.
JOQ ALBANIA i bën thirrje policisë të reagojë, të hetojë ngjarjen dhe të bëjë arrestimin e të moshuarit pedofil.