Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur sot, në fshatin Marmull të Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, një 35-vjeçar ka raportuar në Polici se dikush ka gjuajtur një granatë dore në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit.
I tmerruar, ai ka kërkuar ndihmë, me ç’rast njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konfirmuar se është hedhur një mjet shpërthyes te dera e tij.
Fatmirësisht persona të lënduar nuk ka, ndërkohë që janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informatave të para, viktima ka deklaruar se ka vërejtur një veturë të dyshuar, por që s’ka ndonjë person të caktuar tek i cili dyshon.
Me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti dhe kanë nisur hetimet qe zbardhin rrethanat e ngjarjes.