Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Raste të tilla janë rritur shumë kohvëe të fundit dhe viktimat më të shpeshta janë të rinjtë.
Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë, ku një grua ka konsumuar preparate kimike dhe ka prerë venat.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 40-vjeçare, të cilës për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk e ka pasur askënd afër pasi ka qenë e vetme në banesë. Familjarët e saj hynë më forcë dhe e gjetën viktimën të shtrirë në mes të dhomës.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se gruaja është pranuar në këtë qendër në gjendje jo fort të mirë, ku u dërgua nga vëllai i saj.
Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga ai, me ç’rast ka njoftuar se motra e tij ishte gjendje të rënduar emocionale. Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.