Bashkëshortja dhe shoqëruesja e mbretit të Britanisë së Madhe, Camilla është përfshirë në një aksident të frikshëm ajror, i cili mund të kishte rezultuar dhe fatal.
Mediat britanike raportojnë se Camilla po udhëtonte me një avion Boeing 777-200ERnga Bangalore në Indi për në Londër Heathrow, kur u përplas me një zog pak para orës 13:00 në afrim për ulje.
Një fotografi e aeroplanit pas uljes tregoi një gërvishtje masive në konin e hundës së avionit, ku ndodhet radari i motit.
Deri më tani Buckingham Palace nuk ka komentuar mbi rastin, por burime sigurojnë se ajo ishte brenda avionit.
Aksidenti ëhstë konsideruar tepër dramatik për të, pasi ajo e ka shprehur publikisht frikën e saj nga fluturimi. Thuhet se një herë ajo ishte ulur e tmerruar në shkallët e një avioni të vogël privat gjatë një vizite jashtë shtetit duke refuzuar të hynte.
Në bord, ajo shpesh mund të shihet duke shtrënguar dorën e mbretit Charles të burrit të saj ndërsa një aeroplan po ngrihej.