Rihanna dhe A$AP Rocky thuhet se e kanë quajtur djalin e tyre RZA Athelston Mayers.
Me siguri, jo pak njerëz kanë pasur dyshime për shqiptimin.
E nisim me radhë. Si shqiptohet RZA? Sipas shumë njerëzve në internet, RZA thuhet si “Rizza”, pra /riH – z uh/. Me fjalë të tjera Riza(h) me theks te i-ja.
Athelston? Pak a shumë siç shkruhet.
Kalojmë te Mayers? Shqiptohet si /mejërs/.
Pra: Riza Athelston Mejërs.
Rihanna dhe A$AP Rocky u bënë prindër për herë të parë më 13 maj 2022. Në shkurt 2023, këngëtarja zbuloi gjatë performancës në Super Boël se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së dytë.