Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se të gjithë tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen e futbollit, Kosovë-Izrael, do të rimbursohen brenda shtatë ditësh, pasi ndeshja e paraparë të luhej më 15 tetor në “Fadil Vokrri” është shtyrë për shkak të luftës në Izrael.
Ndeshja ka qenë e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2024”.
Siç ka njoftuar FFK-ja, rimbursimi do të bëhet nëpërmjet llogarive bankare përmes së cilat janë blerë biletat.
“Në rast se pas 7 ditësh ju nuk i keni pranuar mjetet në llogari, ju lutem kontaktoni në email: bileta@t-ticket.al ose tickets@ffk-kosova.com”, thuhet në njoftim.