“T’i këndojmë Adem Jasharit” – Festa spektakolare e futbollistëve të Kombëtares me tifozët me këngë për komandantin legjendar

Shqipëria ka marrë fitoren më të rëndësishme në shtatë vitet e fundit, pasi ka mposhtur Poloninë me rezultat të pastër 2-0.

Jasir Asani dhe Mirlind Daku realizuan golat e fitores për kuqezinjtë që tani e shohin vetën në krye të Grupit E me 10 pikë të grumbulluara.

Në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë ka qenë një atmosferë e jashtëzakonshme ku nuk kishte asnjë vend të lirë pas të gjitha biletat ishin shitur.

E pas përfundimit të ndeshjes futbollistët dhe tifozët dhuruan një shfaqje spektakolare nga festa e tyre.

Në sfonde ishte kënga e pavdekshme e Shkurte Fejzës ‘Mora fjalë’ këngë që i kushtohet komandantit legjendar Adem Jasharit.

Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik u afruan te tifozët për të festuar derisa këndonin këngën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Një Kombëtare e bashkuar e me grintë të madhe dhe kësisoj edhe sukseset nuk mungojnë.

Video në fjalë është shpërndarë jashtëzakonisht shumë pasi shihen qartë emocionet e futbollistëve nga të gjitha trevat shqiptare duke kënduar këtë këngë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *