Në ‘Prime’-in e mbrëmshëm të BBVK dy banorët, Stresi dhe Vivien u përfshinë në një debat të fortë me njëri-tjetrin.
Ata zbuluan një nga takimet e tyre që kishte ndodhur dhjetë vite më parë ndërsa kishte edhe mendime të ndryshem se si kishin rrjedhur gjërat.
Por, Getinjo i cili prej javësh ka krijuar një lidhje romantike me Vivienin qëndroi indiferent ndaj gjithë diskutimit.
Mirëpo, pas përfundimit të spektaklit Getinjo ka biseduar me Vivienin në oborr madje duke i thënë se ajo dhe Stresi janë duke e përdorur.