Thonin se duhej të deklaronin pasurinë : Dështon edhe miratimi i këtij ligji

Edhe projektligji për deklarimin e pasurisë ka dështuar të miratohet.

Kjo pasi që në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

I njëjti ligj parasheh që edhe profesorët mirëpo edhe doktorët të deklarojnë pasurinë.

Ishte pikërisht kjo pikë që shkaktoi përplasje mes pozitës dhe opoztës në Kuvend.

Kjo e fundit kërkoi me ngulm që këto dy kategori të hiqen nga obligimi për ta deklaruar pasurinë.

Sidoqoftë, kjo u kundërshtua nga partia në pushtet, Vetëvendosje, e cila përveç që nuk e përkrahu këtë propozim, tha se opozita nuk ka dërguar as amandamente për ta mbështetur kërkesën e tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *