Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet.
Price tha se të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë dekada të paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë.
“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë”, ka deklaruar Price.
SHBA, sipas tij, i bashkohet BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.
“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.