Shkrimtari Salman Rushdie, i cili vuajti prej vitesh kërcënime me vdekje pasi shkroi “The Satanic Verses”, është sulmuar në skenë në qytetin e Nju Jorkut, shkruan BBC.
Sipas dëshmitarëve, një burrë hyri në skenë në Institutin Chautauqua dhe filloi të godiste me thikë Rushdien teksa ai po fliste. Autori u kap nga Policia.
Libri i Rushdie “The Satanic Verses” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë myslimanë e konsiderojnë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori dekret duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.
Irani ka ofruar gjithashtu mbi 3 milionë dollarë si shpërblim për këdo që vret Rushdien.
Aktualisht nuk dihet gjendja e zotit Rushdie.