Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Teuta Selimi, e ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Dhurate” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Gazeta Neutral.
Për tekstin është përkujdesur Fifi, ndërsa për muzikën Bini Diez, krijuesi i shumë hiteve të këngëtares.
Kënga është publikuar në YouTube dhe nuk ka dyshim se do të pëlqehet nga publiku./Neutral/