Tetë persona nga të shtënat me armë në ShBA akoma po trajtohen në spital

Në një konferencë për media nga spitali “Central Maine Health Care” kanë thënë se i kanë tetë pacientë duke i trajtuar nga shtënat.

Tre janë në gjendje kritike, ndërsa pesë janë në gjendje të qëndrueshme, sipas John Alexander, shefi mjekësor në spital.

Alexander tha se qendra e kujdesit shëndetësor pranoi gjithsej 14 pacientë pas të shtënave, duke përfshirë tre që vdiqën, dy u liruan, një që u transferua dhe tetë që u pranuan në spital.

Në Leëiston të ShBA-së pati të shtëna të mërkurën në mbrëmje në një qendër boulingu, shkruan BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *