Tetë persona janë arrestuar të martën në mbrëmje në fshatin Crepan të Ranillugut.
Ata dyshohet se kanë rrëmbyer një shtetas të Serbisë pasi që i njëjti i ka mashtruar për viza dhe me premtim se do iu bëj pasaporta të Serbisë.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkë-veprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do tu rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/