Në një klub nate në qytetin e Oslos në Norvegji kanë vdekur 2 persona dhe 14 të tjerë janë plagosur.
Kjo erdhi pas një person është futur i armatosur dhe ka hapur zjarr tek të pranishmit, shkruan Neutral.al.
Ngjarja ndodhi në një klub nate që ishte i mbushur me homoseksual pasi po zhvillohej “Oslo Pride”.
“Dukej si një skenë lufte, kishte shumë njerëz me lëndime në kokë”, tha një dëshmitar i ngjarjes.
“Vrasësi ishte shumë i vendosur, veçanërisht ku të synonte. Kur e kuptova se ishte serioze, ika. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, shtoi një grua.
Ende nuk dihen shkaqet pse ndodhi kjo masakër. Policia po vazhdon hetimet./Neutral.al/