Tërmeti katastrofik/ Të dënuarit marrin kontrollin e burgut në Siri, arratisen 20 anëtarë të ISIS

Të paktën 20 xhihadistë janë arratisur nga një burg në veriperëndim në Sirisë, në kufi me Turqinë. Ata kanë arritur të përfitojnë nga tërmeti katastrofik dhe të marrin nën kontroll për disa momente një pjesë të burgut.

Në burgun e policisë ushtarake janë rreth 2 mijë të dënuar, teksa 1300 prej tyre dyshohet se janë luftëtarë të ISIS. Një zyrtar i burgut bëri me dije se për shkak të kaosit që u shkaktua në burg, nisën kryengritje të mëdha dhe një pjesë e burgut doli nga kontrolli i policisë.

Gjithashtu, drejtuesi i burgut të vendosur në qytetin e Rajos, pranoi se janë arratisur rreth 20 persona. Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, i cili u pasua nga dhjetëra pasgoditje, shkaktoi dëme të mëdha, me mbi 5 mijë viktima deri më tani, 18 mijë të plagosur dhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *