Tërmeti i fortë godet këto vende, 250 viktima e qindra të plagosur

Mëngjesin e sotëm ka goditur një tërmet 6.1 ballë, Afganistanin lindor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 250 personave..

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti u regjistrua në thellësinë 51 km.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Bakhtar” që raportoi detajet e reja, tha se ekipet e shpëtimit po shkonin me helikopter.

Në një postim në Twitter, një zëdhënës i qeverisë afgane, shkruan: Një tërmet i fortë tronditi katër rajone të provincës Paktika, duke vrarë dhe plagosur qindra bashkatdhetarë e shkatërroi dhjetëra shtëpi.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës së shpejtë që të dërgojnë menjëherë ekipe në zonë, për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *