Gjatë ditës së sotme është tentuar të grabitet argjendaria Euro-Gold në qytetin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka thënë se grabitja është parandaluar nga pronari i argjendarisë, pasi ky i fundit e ka goditur me një mjet grabitësin.
“Rreth orës 18:20 jemi njoftuar se në qendër të qytetit një person ka tentuar të grabitë një argjendari.
I dyshuari është goditur me një mjet nga pronari apo viktima në këtë rast. I dyshuari është në emergjencë të spitalit dhe është duke u trajtuar” ka thënë Gashi.
/JoqKosova/