Tentoi t’i vriste dy persona, ngrihet aktakuzë ndaj të pandehurit në Istog

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale, G.I, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I, me datë 10 gusht të vitit 2023, rreth orës 21:45, në sheshin “Ibrahim Rugova” të Istogut, tenton t’i kryej dy vrasje duke tentuar t’i privoj nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj, derisa i pandehuri G.I, hyn në një lokal dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë”, njoftoi prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *