Temperatura të larta sot në Kosovë, IKSHPK rekomandon të mos dilet në këtë orë

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Andaj IKSHPK rekomandon që nga ora 10-17 të evitohet kontakti me diellin.

“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *