Teksa të gjithë presin puthjen me Luizin, Kiara i kërkon banorëve t’i këndojnë këngën e Butrintit

Prej disa javësh duket se marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e Big Brother Vip Albania është në ditët e tyre më të mira. Dyshja janë afruar me njëri-tjetrin jo vetëm përmes bisedave, por edhe përmes përqafimeve, e madje edhe përmes “provave” për një puthje në buzë.

E teksa të gjithë jemi duke pritur që kjo puthje të ndodhë, Kiara ka habitur jo pak me veprimin e fundit.

ADVERTISINGMbrëmjen e djeshme banorët ishin duke qëndruar në oborr dhe artistja Nita Latifi, e ulur përballë tyre me kitarë në duar, ju interpretonte këngët që banorët donin. Në një moment ishte Kiara ajo e cila i kërkoi të këndonte një ndër këngët e Butrint Imerit. Duke mos dashur të përmendë emrin e këtij të fundit, ajo e identifikoi si “kënga e Ledrit” duke qenë se bëhet fjalë për bashkëpunimin “Dale”.

Duke qenë se Nita nuk po e kuptonte së për cilën këngë bëhet fjalë, përmes lëvizjeve të buzëve, por pa nxjerrë zë, Kiara tha: “Dale dale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *