Tea ka pëlqim të fshehtë për Luizin? Flet e motra e saj

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Tea dhe Luizi pavarësisht debateve, ata kanë qenë disi të afërt.

Për raportin e tyre ka folur edhe motra e Teas, Maria e cila u shpreh se Luizi nuk ka pëlqim ndaj Kiarës.

E ftuar në “Fun Club”, motra e Teas, tha se me Tean, Luizi kuptohet me sy dhe situata do të ishte ndryshe nëse Luizi do të krijonte disa kufij dhe nuk do të ofendonte.

“Tea është pak më e tërhequr, më e qetë. Për këta nuk kanë pasur kimi, deri në momentin kur u bë performanca e këngës kur u duk sikur gjithçka ndryshoi. Ata si shokë janë shumë komod me njëri tjetrin, kuptohen me sy. Nëse Luizi do krijonte disa kufij, mund te ishin shok më të mirë”, tha motra e Teas.

Luizi është mjaft i përkushtuar ndaj Kiarës dhe ka shprehur pëlqimin për të qysh kur u bë pjesë e shtëpisë së BBVA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *