Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në një restorant në Veri të Mitrovicës, ku dyshohet se është i përfshirë një zyrtar policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije për Sinjalin se zyrtari policor (emër i njohur për redaksinë) që po dyshohet për këtë rast, jashtë detyrës zyrtare ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve të tij.
Sipas informatave të para, para se polici ta shkrepte armën, e që ka mundësi ta ketë përdorur në vetëmbrojtje, vëllezërit e tij kanë gjuajtur fillimisht me armë gjuetie.
Deri më tani, sipas sinjalizuesit nuk ka persona të arrestuar, teksa dy vëllezërit e zyrtarit policor kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.