Të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohet një person

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se një rast me të shtëna armësh ka ndodhur në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.

Po ashtu bëhet e ditur se një person ka pranuar tretman mjekësor pasi ka marrë lëndime nga tre të dyshuar.

Rasti vazhdon të hetohet nga policia.

“Rruga “Astrit Rrushi”, Prishtinë 20.03.2023 – 23:10. Raportohet për të shtëna me armë zjarri. Në lidhje me rastin një person mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK i cili ishte i lënduar me mjet të fortë, si pasojë e lëndimeve të marra të shkaktuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë”. 

“Në vendin e ngjarjes njësit policore kanë konfiskuar një karikator me katër fishekë të cal.7.62 mm, një gëzhojë dhe një fishekë të pa shkrepur. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raport./insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *