Katër persona janë lënduar, dy prej tyre nga arma e zjarrit, pas gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Sibovc të Podujevës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se informatën për këtë rast e kanë marrë rreth orës 11:30.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit”- është thënë në njoftimin e Policisë.
Tutje, është bërë e ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, dhe se deri tani në stacion policor, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 11:30, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri, në fshatin Sibovc të Podujevës
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar katër persona, prej tyre dy kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani në stacion polico, kanë shoqëruar tre persona të përfshirë në rast, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.