Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.
Disa të shtëna me armë kanë trazuar edhe banorët e fshatit Llukar të Prishtinës, por që nuk dihet se kush i shkrepi.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e tyre.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.