Derisa në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 33 ose 34 gradë Celsius tanimë janë bërë të përditshme në shumë vise tjera mesdhetare të Shqipërisë.
Në Kosovë dhe Maqedoni ka pasur ditë nxehta por që po ndërpriten shpeshherë nga rrebeshet e shiut, por gjatë javës së re dhe fillimit të korrikut temperatura të larta me origjinë nga Afrika Veriore do të përfshijnë edhe Kosovën.
Parashikohet që temperaturat do të arrijnë deri në 35 dhe 36 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 38, madje nuk përjashtohet mundësia që ajo të ‘prek’ edhe shifrën 40 nën hije, ngase normalisht direkt në diell dhe në zonat e betonizuara urbane temperatura mund të shkojë deri 46°, por kjo nuk llogaritet sipas standardeve meteorologjike.
Pra, nga nesër stabilizim gradual i motit, ndërsa gjatë javës rritje progresive e temperaturave.