Lidhja mes dy banorëve të Big Brother Vip Kosova, Getinjo dhe Vivien po vazhdon përkundër zënkave që kishin pasur kohëve të fundit.
Ata kanë lënë anash mospajtimet dhe po e shijojnë romancën brenda shtëpisë.
Gjatë natës së Vitit të Ri, çifti kanë shkëmbyer momente mjaft pasionante mes tyre.
Të kapur për njëri-tjetrin e duke kërcyer së bashku, Getinjo e Vivien nuk u ndalën së puthuri për një moment, duke i dhënë fund mospasjtimeve që kishin para pak ditësh.