Motrat Vjollca janë tani më të komentuarat në Shqipëri. Luana dhe Marina, padyshim janë kryefjala e mediave rozë herë pas here. Ndërsa, dy të tjerat, Marseda dhe Lira, nuk janë pjesë e ekranit, por kanë dashurinë e shumë fansave të motrave të tyre.
Së fundmi, Lira ka festuar ditëlindjen dhe padyshim nuk ka munguar një urim nga Luana, e cila ka ndarë në Instastory një foto nga darka festive.
“Goca e ditëlindjes, Lira Vjollca. Të dua jeta ime, shpirti më i bukur që njoh”, ka shkruar ajo përmbi imazhin, ku shfaqen të dyja të përqafuar.