Çika e tezës së presidentës Osmani punësohet në ministrinë e Faton Pecit

Pushteti i Vetëvendosjes po sharron çdo ditë në punësime e avancime nepotiste. Së fundmi një punësim familjarë ka ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë.

Venera Çerkini është pranuar me konkurs të rregullt në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci.

Çerkini ka qëlluar të jetë çika e tezës së Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Periskopi, posedona listën e rezultateve përfundimtare për këtë pozitë. Ajo që bie në sy edhe që duket shumë e dyshimt është radhitja e pikëve e të parit më të dytin.

Nga intervista me gojë dhe me shkrim, Çerkini ka marrë gjithsej 76.76 pikë, ndërsa kandidati i dytë i eliminuar ka marrë 76.26 pikë. I treti 75. 73 pikë.

Pra dallimi i pikëve i të parit më të dytin, është aq milimetrik sa mund të ketë vendosur edhe rregullimi i frezurës.

Ky ka qenë konkursi i dytë për këtë pozitë, pasi që siç ka mësuar Periskopi, i pari ishte anuluar për shkak se Çerkini nuk i kishte plotësuar siç duhet të gjitha dokumentet.

Venera Çerkini ishte emëruar edhe në vitin 2021,si u.d e Kryeshefit Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Më pas ajo, ishte zhvendosur në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si në Minsitrinë e zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme. Në këtë pozitë është akoma, pasi akoma nuk ka vendim të plotfuqishëm për pozitën e re, ngase tash është afati i ankesave.

Çerkini paraprakisht kishte punuar si Drejtore e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në ministrinë e Bujqësisë, ajo kishte gjetur burrin e saj Artan Çerkinin. Edhe ky i fundit ishte vendosur në pozitën e shefit të kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *