Tayna viziton fëmijët e SOS Fshatit në Kosovë

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka bërë një vizitë speciale së fundmi në SOS Fshatin e Fëmijëve të Kosovës.

E shoqëruar nga shoqja e saj, Rina, reperja e hitit “Columbiana” është njohur nga afër me fëmijët që rriten dhe jetojnë në qendrën në fjalë.

Ka qenë vet faqja zyrtare e SOS Fshatrave të Fëmijëve të Kosovës në Facebook, ajo e cila ka njoftuar mbi këtë vizitë të veçantë.

Tayna dhe Rina kaluan disa momente jashtëzakonisht të mira me fëmijët dhe të rinjtë në SOS Fshat. Tayna u habit se sa të talentuar janë fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit dhe pjesa më e mirë e takimit ishte këndimi së bashku me fëmijët. Rina po ashtu ju bashkua misionit të SOS Fshatit duke dhuruar një shumë të konsiderueshme për fëmijët në SOS Fshat. Kjo vizitë ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë me dy mikeshat e reja të SOS Fshatit”, shkruhet në njoftim.

SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës janë vizituar shpesh herë nga një numër i madh figurash publike.

Tayna ndërkohë edhe këtë verë ishte një prej rep-artisteve më aktive të estradës me projekte muzikore dhe koncerte të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *