Ditë më parë lajmi që bëri bujë ishte që Tayna është artistja e parë shqiptare që në rrjetin social TikTok ka tejkaluar shifrën e 1 miliardë shikimeve.
Por jo vetëm kaq, përderisa thurja #Tayna ka kaq shumë klikime, historia është e njëjtë edhe hashtag-ët e tjerë që kanë emrin e saj.
Madje edhe fansat e saj marrin miliona shikime në TikTok.
Por jo vetëm kaq, koncertet si një tjetër matës i rëndësishëm në diskografinë shqiptare e poziciojnë goxha lart sepse për të nuk ka sezon.
Çdo javë në koncerte e çdo ditë këngët e saj më të kërkuara në radio.
Teksa “Teket” nga artistja është refreni i ditëve të fundit me mbi 11 milionë shikime në Youtube në vetëm 3 javë.
Që nga dita 1 në skenë e deri më sot, Tayna vazhdon të siguroj kurorën si një më të pëlqyerat e estradës shqiptare./Neutral