Rep – artistja e shumë hiteve, Tayna sot feston ditëlindjen.
Këngëtarja nga Prizreni mbushi plotë 26 vite jetë.
Doruntina Shala (emri i vërtetë), këtë ditë gjendet në fshatin Courchevel të Francës prej ku ka postuar imazhe në Instagram.
Ajo është shfaqur duke pozuar me bikine në mes të dëborës derisa ka qenë duke kalëruar duke zbuluar se nesër publikohet bashkëpunimi me KIDDA “Anakonda”.
Artistja dukej plotë buzëqeshje teksa ka postuar edhe një video në InstaStory dhe TikTok duke iu falënderuar të gjithëve për urimet e ditës së saj të lindjes.