Bashkudhëheqësi i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur para turmës së Marshimit për Drejtësi, duke i falënderuar nga zemra pjesëmarrësit.
“UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët, është vlera më sublime që e kemi krijuar si komb, ne si komb njëzëri, bashkë, siç na ka hije, marshojmë kundër ndryshimit të historisë, marshojmë për drejtësi”, tha Tasholli.
“Si gjithmonë, ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë e faqebardhë”, shtoi ai. /Klankosova.tv