Kuvendi Komunal i Prishtinës ka marrë një vendim të ri lidhur me taksitë që qarkullojnë në kryeqytet.
Me rregulloren e re të miratuar është vendosur që taksitë të kenë pamje të njëjtë dhe shpenzimet e ndërrimit të “brendeve” do të mbulohen nga vet komuna.
Kjo do të ndodhë vetëm një herë e jo nëse taksitë dëmtohen, përndryshe shpenzimet do ti bartin vet kompanitë.
Poashtu është miratuar edhe taksa vjetore për taksitë, ku tash e tutje një shofer për licencimin e automjetit të tij si taksi do të paguaj 60 euro.