Taksisti e dërgon një person pa shenja jete në spital në Prishtinë

Një person është dërguar pa shenja jete në spital nga një taksist.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull  kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *