Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë fjalët e para nga Ohri ku pritet të zhvillohet takimi i radhës i nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë.
Borrell në postimin e tij, që ia ka bashkëngjitur një fotografi të bukur nga Ohri ka thënë se sytë e BE-së dhe Ballkanit sot janë të drejtuar kah ky qytet, por jo për bukurinë e tij.
Ai është shprehur se pas diplomacisë intensive midis Beogradit dhe Prishtinës sot do të diskutohet Aneksi i Zbatimit, një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë të kthyer kah Ohri. Pas një diplomacie fluturuese midis Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me Presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti Aneksin e Zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Borrell.