Takimi i radhës Kurti-Vuçiq parashihet të mbahet më 22 prill në Bruksel

Dje është mbajtur takimi trilateral në nivel kryenegociatorësh në Bruksel, mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, dhe drejtorit të të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak.

Në një deklarim para gazetarëve pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi se takimi i radhës Kurti-Vuçiq është paraparë që të mbahet më 22 prill, në Bruksel.

Mirëpo, siç tha Bislimi, kjo datë nuk është e sigurt shkaku i jogatishmërisë nga pala serbe.

“Por, kjo nuk është edhe aq e sigurt pasi që ka indikacione që presidenti i Serbisë nuk është i gatshëm apo nuk mund të vijë në këtë datë, kështu që mbetet të shqyrtohet një datë alternative”, tha Bislimi para gazetarëve.

Kujtojmë se për herë të fundit, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u takuan në Ohër, më 18 prill.

Të dy liderët u dakorduan për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me bazë propozimin evropian, për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse dokumenti nuk u nënshkrua, komuniteti ndërkombëtar e konsiderojnë këtë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *