Tahiri: Marrëveshja pa njohje, me asociacion e autonomi për serbët është dështim

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e Brukselit, Edita Tahiri ka thënë se një marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke ku përfshihet Asociacioni dhe një autonomi për pakicën serbe është dështim i interesave kombëtare dhe shtetërore të Kosovës.

Një reagim të tillë Tahiri e ka bërë një ditë para takimit të Ohrit ku Kosova dhe Serbia do të bëjnë përpjekje për dakordimin edhe për Aneksin e Implementimit.

“Nje marreveshje me Serbine pa njohje reciproke me asociacion dhe autonomi per pakicen serbe (vet-menaxhim) eshte deshtim i interesave kombetare dhe shteterore te Kosoves!”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/editatahiri99/posts/6412085518823908

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *