Tahiri i drejtohet Qeverisë për pasaportat: Ka jeni nis o ‘Ali Bunga’, kjo është shkelje fundamentale e të drejtave

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar Qeverinë për mungesën e materialit për pasaporta, duke thënë se “kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet”

Sipas Tahirit, qasja e Qeverisë në këtë çështje “ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë”.

“Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’!!!!”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Postimi i tij:

Ka jeni nis o ‘Ali Bunga’

Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim. Kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarëshme për njerëzit dhe familjet.

Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtu, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t’i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta.

Pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti. Kjo qasje ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë. Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *