Reperi i njohur, Stresi ka kërcënuar me jetë Luigj Markun, radikalistin fetar pasi ky i fundit ka shpërthyer në ofendime në rrjete sociale. Në një video që është bërë virale në rrjet ai dëgjohet duke sharë prindërit e reperit me fjalë banale.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga reperi, i cili dhe pak ditë më parë rrah ish anëtarin e TBA-së, BMT, pasi e ofendoi nga familja.
Stresi e ka kërcënuar publikisht duke thënë se “do i presë fytin”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin, ku mendohet se jeton 36-vjeçari, dhe do e bëjë copa-copa live.
“Mbajeni mend që do ta gjej, ky babloku atë Luigj Markun do shkojë në Dublin ta kapë. Po e zura do ia pres fytin atij p*** r****i! Ja tregoj unë atij, jam betuar. Kam me bo copa-copa live atë njeri. Çfarë do i bëj atij që shan.”, është shprehur reperi.