“Mos bini pre e provokimeve”, kështu reagoi Egla pas përjashtimit nga BBVA

Aktorja Egla Ceno është përjashtuar nga Big Brother VIP 3 këtë të diel, pas debatit të ashpër që pati pas prime-t me Meritonin dhe Ilnisën.

Vëllai i Madh u detyrua të merrte një vendim, pasi Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit.

Largimi i saj u prit me çudi nga banorët të cilët e përqafuan, ndërsa aktorja u la porosi që të mos bien pre e provokimeve.

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.

Kujtojmë se Egla është një prej personazhet më të spikatur këtë edicion të Big Brother VIP 3 për lojën e saj agresive dhe pa doreza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *