Rap-artistja shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, edhe këtë verë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte.
Si njëra ndër reperet më të pëlqyera në treg, ajo thuhej se ka qenë e ftuar në tri apo katër koncerte vetëm për një natë.
Meqë tani ndodhemi në fund të sezonit veror, 25-vjeçarja duket se ka gjetur pak kohë për pushim jashtë angazhimeve të përditshme.
Në imazhet e reja të publikuara në Instagram, krijuesja e hitit “Columbiana” shfaqet atraktive nga një jaht luksoz.
Ajo ka vënë në pah fizikun e bujshëm me një palë bikini ngjyrë rozë, ndonëse nuk e ka zbuluar lokacionin.
Përveç koncerteve, Tayna ka sjell këtë vit këngë të shumta në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.
E njëjta javë më parë solli projektin e ri “Valle” në duet me Lumi B që deri më tani ka grumbulluar afro pesë milionë klikime.